KQZ URDHËRON RINUMËRIM TË TË GJITHA VOTAVE, RISKOHET NJË KRIZË INSTITUCIONALE
Prishtinë, 20 Janar 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim të jashtëzakonshëm për të rinumëruar votat në të gjitha vendvotimet në vend, pas një rinumërimi të pjesshëm që zbuluan manipulim të konsiderueshëm të rezultateve të kandidatëve për deputetë në raundin e parë të numërimit.
Sipas drejtuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, rinumërimi i limituar në disa komuna ka nxjerrë në pah gabime të rënda në regjistrimin e votave, përfshirë edhe shtesa apo heqje të paqena të votave për kandidatët e ndryshëm, të cilat ndikuan në renditjen fillestare. Kjo situatë ka vënë në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor dhe ka bërë të nevojshme një verifikim të plotë në të gjithë vendin.
Vendimi i sotëm pritet të sjellë vonesa të mëtejshme në formimin e institucioneve të reja, duke e zgjatur periudhën e pas‑zgjedhjeve dhe duke rritur rrezikun e një krize institucionale, për shkak se pa rezultate të qarta zyrtare nuk mund të fillojë procedura e formimit të qeverisë.
Analistët politikë vlerësojnë se ky rinumërim i detyruar mund të ketë pasoja serioze për besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por edhe për stabilitetin politik të vendit në periudhën e ardhshme. Fushata për formimin e institucioneve tashmë po përballet me sfida të papritura që mund të ndikojnë në axhendën qeverisëse për muajt e parë të vitit.
