ZJARR I MADH NË TREGUN E “5 MAJIT” – DIGJEN MBI 50 DYQANE

Një zjarri i madh ka përfshirë tregun e rrobave në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke djegur mbi 50 magazina dhe dyqane. Sipas shefit të zjarrfikëses, situata po shkon drejt shuarjes së vatrës, pas rreth katër orësh ndërhyrje intensive nga rreth 40 forca zjarrfikëse dhe forcat e armatosura, të cilat u angazhuan për të mbështetur operacionin dhe sigurinë në terren.

Dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar përhapjen e flakëve, ndërsa vatra kryesore është tashmë e izoluar. Për arsye sigurie është ndërprerë energjia elektrike në zonë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.

Forcat zjarrfikëse dhe ushtarake vijojnë monitorimin në terren për të shmangur riaktivizimin e flakëve, ndërsa shkaqet përfundimtare të zjarrit do të përcaktohen nga ekspertiza zyrtare.

📢 Qëndroni të informuar
📰 Balkan Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *